Dhunoi dy punonjësit e pikës së karburantit, arrestohet 26-vjeçari nga Kavaja
Një 26-vjeçar, që dhunoi një ditë më parë dy punonjësit e një karburanti në Durrës, u arrestua këtë të diel. Autori i dyshuar është Halim Gjuzi, banues në Kavajë. Ngjarja ndodhi të shtunën rreth orës 13:00 në zonën e ish-kënetës në Durrës. Pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me 2 punonjës të […]
Një 26-vjeçar, që dhunoi një ditë më parë dy punonjësit e një karburanti në Durrës, u arrestua këtë të diel.
Autori i dyshuar është Halim Gjuzi, banues në Kavajë.
Ngjarja ndodhi të shtunën rreth orës 13:00 në zonën e ish-kënetës në Durrës. Pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me 2 punonjës të një karburanti në lagjen nr. 17/1, i riu ka goditur me përforcues grushti dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda fizike njërit prej punonjësve të karburantit, 62-vjeçarit S. P., i cili në gjendje të rëndë është dërguar në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.
Ndaj të riut janë ngritur akuzat për “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik”.
What's Your Reaction?