Dhunuan avokatin e Berishës, policia: 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion për autorët

Policia e Shtetit ka vendosur 20 mijë euro në dispozicion të qytetarëve që mund të kenë informacion të vlefshëm për kapjen e autorëve që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi. Në një konferencë për shtyp, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj tha se organizatori i ngjarjes është identifikuar Dorian Alia, i cili është vetë […]

Maj 29, 2024 - 19:20
 0
Dhunuan avokatin e Berishës, policia: 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion për autorët

Policia e Shtetit ka vendosur 20 mijë euro në dispozicion të qytetarëve që mund të kenë informacion të vlefshëm për kapjen e autorëve që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi.

Në një konferencë për shtyp, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj tha se organizatori i ngjarjes është identifikuar Dorian Alia, i cili është vetë dorëzuar, ndërsa tre të tjerët janë në kërkim.

Dorian Alia u identifikua si organizator i kësaj ngjarje kriminale, materialet do i kalojnë prokurorisë për veprën penale vrasja e funksionarëve të lartë, e mbetur në tentativë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, vazhdon operacionin për kërkimin dhe kapjen e 4 personave të shpallur në kërkim.

Drejtoria e Tiranës kërkon ndihëm e qytetarëve dhe për çdo informacion vendos në dispocion 20 mijë euro“-tha në konferencë drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.