Dhunuan babain dhe kushërirën, dy të arrestuar në Fier

Policia ka arrestuar dy persona në Fier, të cilët akuzohen për dhunë. Sipas bluve, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A. Dh

Mars 19, 2024 - 10:55
 0
Dhunuan babain dhe kushërirën, dy të arrestuar në Fier

Policia ka arrestuar dy persona në Fier, të cilët akuzohen për dhunë.

Sipas bluve, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A. Dh 59-vjeç, i cili ka dhubuar kushërirën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. Dh., 59 vjeç, banues në fshatin Pishë Poro, pasi ka ushtruar dhunë ndaj kushërirës së tij”, njofton policia.

Në pranga ka rënë edhe një 22-vjeçar me iniciale A.L, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 22 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm  Fier, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.