Dhunuan kushërinjtë Maja, lirohen nga burgu tre anëtarë të fisit Rraja

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 3 anëtarë të fisit Rraja; Andi Rraja, Indeid Rraja dhe Eni Kullaj, të cilët janë ndër personat e akuzuar se dhunuan barbarisht dy kushërinjtë e fisit Maja. Masa e sigurisë arrest në burg ndaj tyre është shuar për shkak të tejkalimit të afateve, e […]

Janar 19, 2024 - 13:13
 0
Dhunuan kushërinjtë Maja, lirohen nga burgu tre anëtarë të fisit Rraja

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 3 anëtarë të fisit Rraja; Andi Rraja, Indeid Rraja dhe Eni Kullaj, të cilët janë ndër personat e akuzuar se dhunuan barbarisht dy kushërinjtë e fisit Maja.

Masa e sigurisë arrest në burg ndaj tyre është shuar për shkak të tejkalimit të afateve, e për këtë arsye, gjykata caktoi arrest shtëpie.

Dhuna ndaj kushërinjve Maja nga fisi Rraja ndodhi në muajin Korrik 2023 në një lokal në rrugën Fushë Krujë – Thumanë.

Në konfliktin që bëri bujë disa muaj më parë, u përfshinë edhe 6 anëtarë të tjerë të fisit Rraja të cilët u shpallën në kërkim.

Këta shtetas kanë goditur me sende të forta dhe kërcënuar me armë shtetasit Bilbil Maja dhe Jashar Maja, mbi një konflikt të nisur për dëmet që pretendonin dy viktimat e sulmit që ishin bërë nga punimet e gurores së vëllezërve Rraja në fshatin Borizanë.

Ngjarja e rëndë solli edhe shkrijen e të gjithë zinxhirit komandues të komisariatit të Fushë-Krujës.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.