Dhurojnë spektakël edhe në Shqipëri, çfarë janë Dritat e Veriut që kanë përfshirë Tokën

Dritat Aurora Borealis ose të njohura ndryshe si Dritat e Veriut kanë dhuruar spektakël në pjesën veriore të Ballkanit dhe në Shqipëri. Këto

Maj 11, 2024 - 11:40
 0
Dhurojnë spektakël edhe në Shqipëri, çfarë janë Dritat e Veriut që kanë përfshirë Tokën

Dritat Aurora Borealis ose të njohura ndryshe si Dritat e Veriut kanë dhuruar spektakël në pjesën veriore të Ballkanit dhe në Shqipëri.

Këto drita janë si shkak i një stuhie diellore gjeomagnetike G4 (G5 është shkalla e fundit) që ka përfshirë Tokën.

Rritja e aktivitetit diellor shkakton aurorat rreth poleve të Tokës, të njohura si dritat veriore, ose aurora borealis, dhe dritat jugore, ose aurora australis. Kur grimcat me energji arrijnë fushën magnetike të Tokës, ato ndërveprojnë me gazrat në atmosferë për të ndriçuar qiellin me ngjyra të ndryshme.

Dritat Veriore thuhet se do të jenë të pranishme deri në fundjavë, ndërsa tani kanë arritur të shtrihen deri në Slloveni.

Por, pëveç pamjes së bukur kjo stuhi pritet të shkaktojë probleme në sistemet satelitore dhe të ato të komunikimit./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.