Dialogu Kosovë-Serbi/ Gërvalla kundër propozimit të Ramës: Nuk ka nevojë për konferencë paqeje

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në deklaratën që dha për mediat në Tiranë, nuk pranoi që të komentonte deklaratat e kryeministrit Edi Rama për qëndrimin ndaj Kosovës por shtoi se Kosova nuk ka asnjë shtetet më afër sesa Shqipëria ndaj kërkoi më shumë kujdes me deklaratat. “Veriu është pjesë e Kosovës, e një [...]Read More...

Tetor 6, 2023 - 16:10
 0
Dialogu Kosovë-Serbi/ Gërvalla kundër propozimit të Ramës: Nuk ka nevojë për konferencë paqeje

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në deklaratën që dha për mediat në Tiranë, nuk pranoi që të komentonte deklaratat e kryeministrit Edi Rama për qëndrimin ndaj Kosovës por shtoi se Kosova nuk ka asnjë shtetet më afër sesa Shqipëria ndaj kërkoi më shumë kujdes me deklaratat.

“Veriu është pjesë e Kosovës, e një shteti sovran dhe të pavarur dhe Kosova si e tillë është pjesë e bashkësisë ndërkombëtare. Sovraniteti i Kosovës nuk duhet të diskutohet nga askush. Nganjëherë ka deklarata që të bëjnë të habitesh shumë. Nuk do doja të komentoja kryeministrin e Shqipërisë dhe të ndikojë në thellimin e keqkuptimeve, përveç një arsye sepse Kosova nuk ka asnjë shtet më afër sesa Shqipëria dhe bashkëpunimi është i jashtëzakonshëm. Pavarësisht deklaratave publike, ministritë tona, bizneset tona qytetarët tanë bashkëpunojnë në një rrafsh të jashtëzakonshëm si kurrë më parë, prandaj të gjithë së bashku do të duhej të flisnim më pak dhe të shihni si mund t’i ndihmojmë situatës më shumë“, theksoi ajo.

Ndërkohë e pyetur për mundësinë e mbajtjes së një konference paqeje, propozim i kryeministrit Rama, ajo theksoi:

“Nuk ka nevojë për konferenca paqe. Konferencat e paqes janë bërë në kohën e luftërave ballkanike. Kosova nuk është objekt, por është subjekt. Kosova ka subjektivitetin e saj dhe si subjektivet Kosova merr pjesë në të gjitha forumet. Bëj thirrje që në vend të deklarimeve të pamatura duhet një bashkërendim, një bisedim me i sinqertë për të zgjidhur situatat”, theksoi ajo./abcnews.al

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.