Dialogu Kosovë-Serbi nesër në Bruksel, Lajçak takon Bislimin e Petkoviç

Bisedimet në Bruksel për çështjen e dinarit mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij serb, Petar Petkoviç do të vazhdojnë nesër. Këtë e bëri të ditur më 19 mars emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit mes kryenegociatorëve në kryeqyendrën evropiane. Lajçak në një postim në platformën “X” njoftoi se në […]

Mars 24, 2024 - 20:25
 0
Dialogu Kosovë-Serbi nesër në Bruksel, Lajçak takon Bislimin e Petkoviç

Bisedimet në Bruksel për çështjen e dinarit mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij serb, Petar Petkoviç do të vazhdojnë nesër.

Këtë e bëri të ditur më 19 mars emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit mes kryenegociatorëve në kryeqyendrën evropiane.

Lajçak në një postim në platformën “X” njoftoi se në mesin e temave të diskutuara në takim ishte edhe rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për pagesa me para të gatshme.

“Ne ramë dakord që të vazhdojmë me këtë çështje të hënën e ardhshme, ndërsa Marrëveshja Bazike duhet të adresohet nga liderët”,- shkroi Lajçak.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.