“Dialogu, kyç për rrugën evropiane të Kosovës”, Varhelyi: Duhet të përpiqet dyfish ta bëjë të suksesshëm

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, në konferencën për shtyp, u pyet nga gazetarët për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së. Ajo tha se implementimi i draft statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe do të ishte një hap përpara në interes të Kosovës. “Mendoj se është e rëndësishme për Kosovën që të [...]Read More...

Nëntor 8, 2023 - 13:01
 0
“Dialogu, kyç për rrugën evropiane të Kosovës”, Varhelyi: Duhet të përpiqet dyfish ta bëjë të suksesshëm

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, në konferencën për shtyp, u pyet nga gazetarët për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së. Ajo tha se implementimi i draft statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe do të ishte një hap përpara në interes të Kosovës.

“Mendoj se është e rëndësishme për Kosovën që të ketë një qëllim të qartë që të bashkohet me BE por dhe ne jemi të artë se çfarë presim nga Kosova dhe që vendi të arrijë të bëjë punën e saj, implementimi i draft statutit që Kosova ka marrë në lidhje me komunat me shumicë serbe do të ishte një hap përpara në interes të Kosovës. Mendoj se nëse e shohim Kosovën dhe Serbinë është e rëndësishme për ne që secili vend të marrë mundësinë e saj unike për të ecur përpara drejt rrugës së BE. Do të ishte më pozitive nëse pyetja që do të bënin është se cili është kontributi juaj për të shkuar para në BE dhe që të theksoj edhe kontributin gjeneral të shtetit në rrugën drejt BE.” tha Von der Leyen.

Ndërsa Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi theksoi se dialogu i suksesshëm me Serbinë është kyç për rrugën evropiane të Kosovës.

“Po, ka një aplikim për anëtarësim nga Kosova. Është në këshill dhe nuk është pyetur ende nga komisioni për një opinion në lidhje me këtë. Ne jemi gati ta japim një opinion, nuk është detyra ime që të vendos qëndrimin e këshillit dhe vendeve. Qëndrimi ynë për Kosovën është se rruga evropiane do të vijë nëpërmjet një dialogu të suksesshëm, duhet të përpiqen dyfish që ta bëjnë dialogun të suksesshëm.”, tha ai.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.