“Dialogu të vazhdojë”, Lajçak nuk kërkon sanksione për Serbinë: Sulmi i tmerrshëm, por duhet normalizim. Të hiqen masat e Kosovës

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se vrasja e Afrim Bunjakut dhe sulmi ndaj policisë së Kosovës nuk ishin një ngjarje aksidentale, siç kishte pretenduar më herët ish nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç që ishte i përfshirë në këtë sulm terrorist. Nga forumi i sigurisë 2BS që po mbahet [...]Read More...

Tetor 6, 2023 - 19:25
 0
“Dialogu të vazhdojë”, Lajçak nuk kërkon sanksione për Serbinë: Sulmi i tmerrshëm, por duhet normalizim. Të hiqen masat e Kosovës

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se vrasja e Afrim Bunjakut dhe sulmi ndaj policisë së Kosovës nuk ishin një ngjarje aksidentale, siç kishte pretenduar më herët ish nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç që ishte i përfshirë në këtë sulm terrorist.

Nga forumi i sigurisë 2BS që po mbahet në Budva të Malit të Zi, Lajçak u shpreh se dialogu duhet të vijojë.

“24 shtatori nuk ishte aksident. Ishte gjë e tmerrshme që ndodhi dhe duhet të hetohet siç duhet. Fakti është se shumë gjëra kanë ndryshuar dhe do të ketë ndikim në vazhdimin e dialogut në shumë aspekte por ka një gjë që nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë është se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi kërkon një marrëveshje, që nënkupton kompromis, që mund ta arrijmë vetëm përmes dialogut.”, tha ai.
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi deklaroi se masat ndëshkuese që janë vënë nga Unioni 27- anëtarësh ndaj Kosovës mund të hiqen së shpejti, dhe se vetë ai e mbështet këtë ide.

“Në kushtet dhe rrethanat aktuale ku jemi nuk është diçka e mire që Kosova është nën sanksionet e marra nga Bashkimi Europian ndaj saj. Heqja e sanksioneve është një mundësi që ekziston dhe unë personalisht do ta mbështes.”, theksoi ai.

Miroslav Lajçak i është përgjigjur edhe akuzave të bëra tre javë më parë nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili u shpreh se Ii dërguari i Bashkimit Europian u tregua i njëanshëm në procesin e dialogut.

Lajçak deklaroi se Kurtit nuk i pëlqeu mesazhi dhe kjo ka qenë arsyeja përse ai sulmoi të Dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun mes palëve. Emisari i BE ritheksoi se dialogu është e vetmja mënyrë për shtensionim të situatës dhe anëtarësim të Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Europian./abcnews.al

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.