Digjen dy automjete në Elbasan, çfarë njofton policia

Dy automjete janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në Elbasan. Bëhet me dije se janë djegur dy furgonë që ishin të

Shkurt 24, 2024 - 09:22
 0
Digjen dy automjete në Elbasan, çfarë njofton policia

Dy automjete janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në Elbasan. Bëhet me dije se janë djegur dy furgonë që ishin të parkuar.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit dhe nëse ka qenë i qëllimshëm apo jo.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka rënë zjarr dhe janë djegur pjesërisht 2 automjete (furgonë), në pronësi të shtetasit T. K., të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, në lagjen “Emin Matraxhiu”.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, bën me dije policia. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.