Digjen dy makinat e 31-vjeçarit në Cërrik, dyshimet e policisë

Dy makina të parkuara të një 31-vjeçari në Cërrik janë djegur pjesërisht mëngjesin e kësaj të mërkure. “Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr dhe janë djegur pjesërisht 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasit A. B., 31 vjeç, banues në Cërrik”, njoftoi policia. Menjëherë në […]

Mars 6, 2024 - 11:20
 0
Digjen dy makinat e 31-vjeçarit në Cërrik, dyshimet e policisë

Dy makina të parkuara të një 31-vjeçari në Cërrik janë djegur pjesërisht mëngjesin e kësaj të mërkure.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr dhe janë djegur pjesërisht 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasit A. B., 31 vjeç, banues në Cërrik”, njoftoi policia.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e djegies së këtyre dy automjeteve.

Pronësia e tyre tek 31-vjeçari ka bërë që policia të dyshojë se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.
Ende nuk dihet nëse 31-vjeçari në fjalë ka pasur konflikte të mëparshme.

Ai ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk ka informacione për djegien e makinave.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.