Digjet Aleksandropoli: Evakuohet spitali e disa fshatra, Rumania dhe Qipro i vijnë në ndihmë me zjarrfikës e avionë

Përkeqësohet situata për shkak të shpërthimit të zjarreve në Aleksandropoli. Mediat greke raportojnë gjithashtu se zjarri që ka shpërthyer në Evros ka sjellë evakuime të shumta. Gjithashtu për shkak të gjendjes alarmante është planifikuar edhe evakuimi i spitalit të Përgjithshëm të Aleksandropolit. Zëvendësministri i Shëndetësisë, Marios Themistokleous dhe presidenti i EKAV Nikos Papaefstathiou janë angazhuar […]

Gusht 21, 2023 - 22:06
 0
Digjet Aleksandropoli: Evakuohet spitali e disa fshatra, Rumania dhe Qipro i vijnë në ndihmë me zjarrfikës e avionë

Përkeqësohet situata për shkak të shpërthimit të zjarreve në Aleksandropoli. Mediat greke raportojnë gjithashtu se zjarri që ka shpërthyer në Evros ka sjellë evakuime të shumta.

Gjithashtu për shkak të gjendjes alarmante është planifikuar edhe evakuimi i spitalit të Përgjithshëm të Aleksandropolit. Zëvendësministri i Shëndetësisë, Marios Themistokleous dhe presidenti i EKAV Nikos Papaefstathiou janë angazhuar për të koordinuar operacionin e evakuimeve.

Sipas informacioneve, rreth 130 deri në 150 persona po trajtohen në spitalin e Aleksandropolit, duke përfshirë të sapolindur. Raportohet se fshatrat Aisymi, Palagia dhe Kirki, janë evakuuar pasi ndodheshin shumë pranë vatrave të zjarrit. Flakët përhapen me shpejtësi edhe për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta.

Si pasojë e gjendjes së vështirë, Rumania ka dërguar 56 zjarrfikës si edhe 10 automjete të shërbimit zjarrfikës.

Nga ana tjetër nuk ka munguar ndihma edhe nga Qipro, ku theksohet se do të dërgojnë zjarrfikës dhe avionë./m.j

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.