Digjet automjeti në Rinas, dyshohet se u përdor në ekzekutimin e Etjen Nikulajt

Automjeti që dyshohet se është përdorur në atentatin ndaj Etjen Nikulajt është gjetur i shkrumbuar, në afërsi të Rinasit. Sipas të dhënave të

Dhjetor 2, 2023 - 22:38
 0
Digjet automjeti në Rinas, dyshohet se u përdor në ekzekutimin e Etjen Nikulajt

Automjeti që dyshohet se është përdorur në atentatin ndaj Etjen Nikulajt është gjetur i shkrumbuar, në afërsi të Rinasit. Sipas të dhënave të para, autorët kanë përdorur një automjeti tip “BMË” ngjyrë gri, me targa të vjedhura në kryeqytet.

 

Etjen Nikulaj u ekzekutua në hyrje të qytetit të Lezhës, në afërsi të zonës së quajtur “Ura e trenit”. Viktima është djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt. Ky i fundit u vra disa muaj më parë në biznesin e tij në Shëngjin.

 

Pista kryesore e hetimeve është ajo e hakmarrjeve, si vazhdimësi e sagës së vrasjesve mes fisit Nikulaj dhe Lekstakaj.

 

Policia po punon për identifikimin e autorëve.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.