Digjet pallati 10-katësh në Tiranë, Mazniku: Të verifikohet shkaku! Duhet kulturë më strikte në raport me fatkeqësinë! Gjëja më e mençur, sigurimi i banesave

Ministri i Pushtetit Vendor Arbjan Mazniku, i ftuar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj ka komentuar zjarrin e rënë në pallatin 10-katesh në Tiranë në zonën e ish-parkut të autobusëve që sfidoi për tre orë zjarrfikësit. Teksa situata tashmë është në kontroll, Mazniku tha se duhet të verifikohet shkaku i zjarrit. Ai […]

Shtator 14, 2023 - 18:35
 0
Digjet pallati 10-katësh në Tiranë, Mazniku: Të verifikohet shkaku! Duhet kulturë më strikte në raport me fatkeqësinë! Gjëja më e mençur, sigurimi i banesave

Ministri i Pushtetit Vendor Arbjan Mazniku, i ftuar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj ka komentuar zjarrin e rënë në pallatin 10-katesh në Tiranë në zonën e ish-parkut të autobusëve që sfidoi për tre orë zjarrfikësit. Teksa situata tashmë është në kontroll, Mazniku tha se duhet të verifikohet shkaku i zjarrit. Ai shtoi se aspektet e sigurisë duhet të kenë vigjilencën e institucioneve dhe vëmendjen e duhur nga të gjitha palët, duke apeluar për një kulturë më strikte në raport me fatkeqësinë.

“Ka kode specifike për këtë punë për masat kundër zjarreve në objekte. Kjo çështje ka nevojë që të ketë vigjilencën e të gjithë palëve.  Të ketë vigjilencën e institucioneve dhe vëmendjen e duhur nga të gjitha palët. Të reflektojmë për një kulturë pak më strikte në lidhje me marrëdhënien me fatkeqësinë. Duhet të kemi debat publik dhe institucional në lidhje me rrezikun. Raste si ky duhet të jenë një moment që duhet të reflektojmë institucionalisht dhe në nivel shoqëror. Fati ka treguar se kemi pasur mundësinë që nga ana e zjarrfikësve ti përgjigjemi në kohë. E rëndësishme është se me çfarë shpejtësie kemi mundësi t’i përgjigjemi”.

I pyetur nëse e kthen ky rast debatin për sigurimin e banesave, Mazniku u ndal te një projekligj i qeverisë shqiptare që u propozua pas tërmetit dhe dikton sigurimin e detyrueshëm të të gjitha banesave.

“Është një nismë e ekzekutivit. Gjëja më e mençur për të bërë është sigurimi i banesave. Në këtë rast është një mekanizëm që sa herë ndodh nëj problem i tillë kostot rikuperohen përmes një mekanizmi ligjor. Gjithë bota nuk janë budallenj që sigurohen për ta thënë më popullorçe. Ai është një mekanizëm që siguron dhe krijon mundësinë që kur kemi situata të tilla mekanizmi i sigurimit të jep mundësi për sigurimin e kostove”, tha ai.

Ministri shtoi se shumë vende të rajonit, kanë sigurimin e detyrueshëm të banesave, duke e quajtur atë një mekanizëm të mençur që u shërben qytetarëve në raste fatkeqësie.

“Një pjesë e madhe e vendeve të BE dhe rajonit e ka këtë. Ne kemi tendencë për ta larguar të keqen nga vetja. Fakti që bota e menduar se ky është një mekanizëm i dobishëm që ia vlen barra qiranë. Në një situatë në të cilën si rrjedhojë e ndryshimeve klimaterike gjasat janë që një pjesë e madhe e episodeve të fatkeqësive natyrore gjasat janë që të shtohen. Si rrjedhojë e ndryshimeve klimaterike gjasat janë të mëdha për të pasur probleme me zjarrin. Është zgjidhje e mençur sigurimi. Ai na jep mundësi që kostot të rikuperohen. Njerëzit kur ndodhi tërmeti i kthyen sytë nga shteti për të rikuperuar kostot. Mos ndodhtë kurrë por kostot e fatkeqësitë të sigurohen nga sigurimi”, shtoi ai./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.