Digjet për së gjalli 40-vjeçari brenda kasolles në Kolonjë

Një 40-vjeçar në Kolonjë është djegur brenda kasolles mbrëmjen e së mërkurës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Oseckë, pranë Leskovikut. Ka qenë vëllai që ka lajmëruar policinë duke deklaruar se ishin duke konsumuar alkool mbrëmjen e djeshme dhe më pas 40-vjeçari u largua për te kasollja. Aty dyshohet se mund të ketë ndezur zjarr dhe […]

Janar 18, 2024 - 08:46
 0
Digjet për së gjalli 40-vjeçari brenda kasolles në Kolonjë

Një 40-vjeçar në Kolonjë është djegur brenda kasolles mbrëmjen e së mërkurës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Oseckë, pranë Leskovikut.

Ka qenë vëllai që ka lajmëruar policinë duke deklaruar se ishin duke konsumuar alkool mbrëmjen e djeshme dhe më pas 40-vjeçari u largua për te kasollja. Aty dyshohet se mund të ketë ndezur zjarr dhe nga pakujdesia flakët janë përhapur kudo, ndërsa 40-vjeçari është djegur brenda kasolles.

Identiteti i viktimës nuk dihet për momentin.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.