Dinari serb, Lajçak: Do kërkoj sërish takim me kryenegociatorët e Kosovës e Serbisë

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka shprehur gatishmërinë për zhvillimin e një takimit tjetër të kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë në lidhje me vendimin e BQK-së për dinarin serb. Ai deklaroi se në takimin e një jave më parë të mbajtur në Bruksel, nuk pati asnjë konsensus mbi këtë çështje, ndërsa shpreson për një […]

Maj 20, 2024 - 14:40
 0
Dinari serb, Lajçak: Do kërkoj sërish takim me kryenegociatorët e Kosovës e Serbisë

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka shprehur gatishmërinë për zhvillimin e një takimit tjetër të kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë në lidhje me vendimin e BQK-së për dinarin serb.

Ai deklaroi se në takimin e një jave më parë të mbajtur në Bruksel, nuk pati asnjë konsensus mbi këtë çështje, ndërsa shpreson për një takim tjetër me kush që dy palët të tregojnë gatishmëri për arritjen e një marrëveshje.

Gjatë javës së kaluar kam pritur edhe kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për atë që e shoh si raundin final të diskutimeve për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës. Fatkeqësisht, nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe është e paqartë se si do të ndikojë kjo në jetën e përditshme të komuniteteve të prekura në Kosovë. Unë mbetem i gatshëm të pres një takim tjetër për këtë temë, me kusht që palët të tregojnë gatishmëri të vërtetë për të arritur një marrëveshje”, shkroi Lajçak në rrjetin social Facebook.

Lajçak deklaroi më tej se mbetet e paqartë se si do të ndikojë mosarritja e marrëveshjes për dinarin në jetën e qytetarëve.

Kryenegociatorët e Kosovës e Serbisë nuk kanë gjetur ende asnjë zgjidhje mbi vendimin e BQK-së, ndonëse kanë zhvilluar shtatë takime. Kujtojmë se më 12 maj përfundoi periudha kalimtare e Bankës Qendrore dhe nga dita e dielë euro është valuta e vetme për transaksione në Kosovë.
/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.