Diola Dosti rigjen dashurinë, fotot me biznesmenin e njohur që “e nxorrën zbuluar”

Me shpejtësi është duke qarkulluar së fundmi lajmi se ish-banorja e “Big Brother Vip 2”, nutricionistja e njohur Diola Dosti ka rigjetur dashurinë. Lart e poshtë po thuhet se pas divorcit me ish-bashkëshortin me të cilin ka tre vajza të mrekullueshme, Diola ka nisur një histori të re dashurie. Mediat kosovare aludojnë se nutricionistes po […]

Mars 4, 2024 - 20:15
 0
Diola Dosti rigjen dashurinë, fotot me biznesmenin e njohur që “e nxorrën zbuluar”

Me shpejtësi është duke qarkulluar së fundmi lajmi se ish-banorja e “Big Brother Vip 2”, nutricionistja e njohur Diola Dosti ka rigjetur dashurinë.

Lart e poshtë po thuhet se pas divorcit me ish-bashkëshortin me të cilin ka tre vajza të mrekullueshme, Diola ka nisur një histori të re dashurie.

Mediat kosovare aludojnë se nutricionistes po i shkojnë më së miri punët e zemrës pasi është duke shijuar lidhjen me biznesmenin Erolld Belegu, i cili ka qenë edhe presidenti i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Këto lajme jo më kot kanë marrë dhenë pasi vetë “çifti” dashur pa dashur kanë nxjerrë zbuluar veten.

Ata kanë postuar në rrjete sociale foto nga i njëjti vend, ndërkohë sipas burimeve për mediat kosovare dyshja janë parë shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.