Direktiva globale nga SHBA: Amerikanët të jenë të kujdesshëm në çdo vend
Departamenti Amerikan i Shtetit këshillon të gjithë amerikanët që të jenë vigjilentë ndaj çdo incidenti tensioni dhe dhune që mund t’i shqetësojë ata. Rekomandimi
Departamenti Amerikan i Shtetit këshillon të gjithë amerikanët që të jenë vigjilentë ndaj çdo incidenti tensioni dhe dhune që mund t’i shqetësojë ata. Rekomandimi vjen pas shpërthimit të luftës në Izrael .
Direktiva ka të bëjë me të gjitha vendet e botës, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Kujdes mbarëbotëror: Për shkak të rritjes së tensioneve në vende të ndryshme anembanë botës, potencialit për sulme terroriste, demonstrata ose veprime të dhunshme kundër qytetarëve dhe interesave amerikane, Departamenti i Shtetit @StateDept këshillon qytetarët amerikanë jashtë shtetit të ushtrojnë më shumë… pic.twitter.com/ waIpqmWu2m
— Udhëtime – Departamenti i Shtetit (@TravelGov) 19 tetor 2023
Departamenti i Shtetit thekson se për shkak të tensioneve të rritura në pjesë të ndryshme të botës dhe mundësisë së sulmeve terroriste, protestave ose akteve të dhunës kundër qytetarëve dhe interesave të SHBA-së, këshillon qytetarët amerikanë jashtë vendit që të tregojnë kujdes të veçantë.
Qytetarët amerikanë duhet të jenë të kujdesshëm në vendet ku mblidhen turistët dhe u kërkohet të ndjekin përditësimet e autoriteteve amerikane në rrjetet sociale.
What's Your Reaction?