Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo

Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë, të Kampionatit Evropian të xhudos, i cili po

Prill 25, 2024 - 19:30
 0
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo

Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë, të Kampionatit Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Kampionia olimpike në finale mposhti xhudisten italiane, Odette Giuffrida me waza-ari.

Krasniqi pati performancë fantastike, duke i fituar një nga një përballjet e saj.

Performanca e xhudistes kosovare ishte mjaft e mirë në këtë kategori. Në gjysmëfinale, pejania mposhti spanjollen Ariane Toro Soler.

Në çerekfinale, ajo eliminoi kroaten Ana Viktorija. Xhudistja tjetër nga Kosova, Flaka Loxha u eliminua në raundin e dytë duke u mposhtur nga kroatja Tihea Topolovec.

Ky është titulli i dytë europian për Krasniqin. Ajo ka fituar edhe dy medalje të argjendata si edhe dy të bronxta./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.