Dita e fundit e zgjedhjeve evropiane, sot votohet në 21 vende të BE
Qytetarët e 21 vendeve të BE-së do të hedhin sot (9 qershor) votën e tyre për zgjedhjen e Parlamentit Evropian. Qindra miliona qytetarë të BE-së votojnë për të zgjedhur 720 anëtarë të Parlamentit Evropian, në votimin më të madh ndërkombëtar në botë. Në ditën e katërt dhe të fundit, votimi do të zhvillohet në 21 […]
Qytetarët e 21 vendeve të BE-së do të hedhin sot (9 qershor) votën e tyre për zgjedhjen e Parlamentit Evropian.
Qindra miliona qytetarë të BE-së votojnë për të zgjedhur 720 anëtarë të Parlamentit Evropian, në votimin më të madh ndërkombëtar në botë.
Në ditën e katërt dhe të fundit, votimi do të zhvillohet në 21 vende, ku Italia do të jetë vendi i fundit që mbyll kutitë e votimit në orën 23:00.
Votimi tashmë është mbyllur në 6 vende të BE-së, Çeki, Irlandë, Letoni, Maltë, Holandë dhe Sllovaki dhe sot kutitë e votimit hapen për herë të parë sot në 21 vende të BE-së. Votimi vazhdon në Itali dhe Estoni për të dytën ditë radhazi. Zgjedhjet filluan të enjten (6 qershor) në Holandë, por pjesa më e madhe e votave të BE-së do të hidhet të dielën, me Francën, Gjermaninë, Poloninë dhe Spanjën.
Sondazhet parashikojnë fitime historike për partitë radikale të krahut të djathtë, ndërsa forcat pro-evropiane shënojnë një ulje. Një rezultat i tillë mund të ndryshojë ekuilibrin e fuqisë në institucionet e BE dhe t’u japë forcave të krahut të djathtë më shumë ndikim se kurrë në politikat e BE-së, duke filluar nga klima, migrimi dhe tregtia.
/a.r
What's Your Reaction?