Dita e Përkujtimit të Holokaustit, Scholz bën thirrje të luftohet antisemitizmi

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mbrojnë demokracinë e Gjermanisë dhe të luftojnë antisemitizmin, përderisa shteti po

Janar 27, 2024 - 14:44
 0
Dita e Përkujtimit të Holokaustit, Scholz bën thirrje të luftohet antisemitizmi

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mbrojnë demokracinë e Gjermanisë dhe të luftojnë antisemitizmin, përderisa shteti po shënon 79-vjetorin e çlirimit të kampit nazist të përqendrimit, Aushvic, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Që nga viti 1996, Gjermania ka shënuar 27 janarin si ditën e kujtimit të tmerreve të Holokaustit.

“Çdo ditë është ‘kurrë më’”, tha Scholz gjatë videokastit të tij javor. “Njëzet e shtatë janari na bën thirrje të gjithë ne: Jini të dukshëm, të zëshëm. Kundër antisemitizmit, kundër racizmit dhe për demokracinë tonë”.

Atë ditë, më 1945, trupat e Ushtrisë së Kuqe sovjetike liruan afër 7.000 të burgosur në Aushvic, kamp në Poloninë e pushtuar nga gjermanët. Nazistët kanë vrarë mbi 1 milion persona në këtë kamp të përqendrimit, shumica nga ta hebrenj.

Disa ditë para çlirimit, gjermanët kishin evakuuar dhjetëra mijëra të burgosur. Ata ishin evakuuar në këmbë, në atë që tani njihet si Marshi i Vdekjes, pasi shumë të burgosur vdiqën nga lodha dhe i ftohti.

Nazistët kanë vrarë 6 milionë hebrenj evropianë gjatë Holokaustit.

Të shtunën, përderisa njerëzit në Gjermani vendosin kurora lulesh dhe ndezin qirinj në memorialet dedikuar viktimave të terrorit nazist. Kancelari gjerman tha se shteti duhet të vazhdojë të mbajë përgjegjësinë për “këtë krim kundër njerëzimit”.

Ai theksoi se lufta kundër çdo lloji të antisemitizmit dhe lufta për demokracinë nuk është diçka që mund të bëhet vetëm nga Qeveria, por për të kërkohet mbështetja e të gjithë gjermanëve.

Scholz iu referua në mënyrë specifike kërcënimit që paraqet rritja e populistëve të ekstremit të djathtë në Gjermani, në Evropë dhe në mbarë botën. Sipas tij, ata “po mbjellin frikë dhe urrejtje”.

Në Gjermani, sipas sondazheve, Partia e Alternativës për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë është rritur, duke u renditur e dyta me rreth 23 për qind mbështetjes. /REL

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.