Dita e sotme do të jetë me diell dhe vranësira me reshje shiu lokale. Temperaturat të larta

Mesdheu vijon të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës duke mbajtur mot të paqëndrueshëm. E Martë, 21 Maj 2024 Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe reshje shiu lokale pasdite.  Në veri dhe verilindje. Era do të fryjë me drejtim jugperendim (SW) me shpejtësi […]

Maj 21, 2024 - 08:20
 0
Dita e sotme do të jetë me diell dhe vranësira me reshje shiu lokale. Temperaturat të larta

Mesdheu vijon të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës duke mbajtur mot të paqëndrueshëm.

E Martë, 21 Maj 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe reshje shiu lokale pasdite.  Në veri dhe verilindje. Era do të fryjë me drejtim jugperendim (SW) me shpejtësi 10-15 /msek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      14/26°C

– Zonat e ulëta       16/32°C

– Zonat bregdetare 18/30°C

Kosova për dt. 21 Maj 2024 do të ketë vranësira dhe reshje lokale shiu me rrebeshe.Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 11°C – 14°C në mëngjes deri në 24°C –26°C gradë Celsius në mesditë.

E Mërkurë, 22 Maj 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe reshje shiu me stuhi lokale pasdite . Era do të fryjë me drejtim jugperendim (SW) me shpejtësi 8/msek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      12/22°C

– Zonat e ulëta       16/25°C

– Zonat bregdetare 18/26°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.