Dita e sotme do të jetë me diell e mjegull në verilindje, temperaturat do të jenë me rritje

Fusha barike me presion të lartë atmosferik po sjell masa ajri të ngrohta në pellgun e Mesdheut duke shkaktuar sërish anomali të klimës në territorin e Shqipërisë. E Premte, 16 Shkurt 2024 Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime , dhe vranësira të pakta . Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) […]

Shkurt 16, 2024 - 08:15
 0
Dita e sotme do të jetë me diell e mjegull në verilindje, temperaturat do të jenë me rritje

Fusha barike me presion të lartë atmosferik po sjell masa ajri të ngrohta në pellgun e Mesdheut duke shkaktuar sërish anomali të klimës në territorin e Shqipërisë.

E Premte, 16 Shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime , dhe vranësira të pakta . Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore    -3/13°C

– Zonat e ulëta      1/19°C

– Zonat bregdetare 6/19°C

Kosovë

Kosova për dt. 16 Shkurt 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 1°C –3°C në mëngjes deri në  10°C – 13°C gradë Celsius në mesditë.

E Shtunë, 17 Shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime , dhe vranësira të pakta deri mesatare pasdite. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     0/18°C

– Zonat e ulëta      1/20°C

– Zonat bregdetare 6/20°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.