Dita e sotme do të jetë me diell, temperaturat do të jenë me rritje

Anticikloni subtropikal vijon të zhvendoset më tej drejt Mesdheut gadishullit të Ballkanit duke sjellë temperature rekord në të gjithë vendin. E Diel, 14 Prill 2024 Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim perëndim (W) me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. […]

Prill 14, 2024 - 09:50
 0
Dita e sotme do të jetë me diell, temperaturat do të jenë me rritje

Anticikloni subtropikal vijon të zhvendoset më tej drejt Mesdheut gadishullit të Ballkanit duke sjellë temperature rekord në të gjithë vendin.

E Diel, 14 Prill 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim perëndim (W) me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      12/29°C

– Zonat e ulëta       14/33°C

– Zonat bregdetare 16/28°C

Kosovë

Kosova për dt. 14 Prill 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira kalimtare. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 10°C – 13°C në mëngjes deri në 24°C –26°C gradë Celsius në mesditë.

E Hënë, 15 Prill 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira në shtim mesatare në mesditë dhe pasdite. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      12/25°C

– Zonat e ulëta       14/31°C

– Zonat bregdetare 16/28°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.