Dita e sotme do të jetë me diell, temperaturat do të zbresin

Ajri i ftohtë kontinental po ndikon Europën verilindore duke sjellë stabilitet të përkohshëm të kushteve atmosferike në territorin e Shqipërisë. E Premte, 08 Dhjetor 2023 Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 7-18 m/sek në bregdet. Valëzimi do të […]

Dhjetor 8, 2023 - 08:29
 0
Dita e sotme do të jetë me diell, temperaturat do të zbresin

Ajri i ftohtë kontinental po ndikon Europën verilindore duke sjellë stabilitet të përkohshëm të kushteve atmosferike në territorin e Shqipërisë.

E Premte, 08 Dhjetor 2023

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 7-18 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      -7/2°C

– Zonat e ulëta       0/13°C

– Zonat bregdetare 5/12°C

Kosovë

Kosova për dt. 08 Dhjetor 2023 do të ketë kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -3°C – -1°C në mëngjes deri në -3°C – 5°C gradë Celsius në mesditë.

E Shtunë, 09 Dhjetor 2023

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim pasdite mesatare shtresore.  Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 7-18 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      -5/5°C

– Zonat e ulëta       0/13°C

– Zonat bregdetare 4/13°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.