Dita e sotme do të jetë me diell. Temperaturat me rënie të konisderueshme në mëngjes

Rrymat e ftohta kontinentale do të ndikojnë gadishullin e Ballkanit ku presim përmirësim të motit në territorin e Shqipërisë. E Mërkurë , 20 Mars 2024 Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim veri (N) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të […]

Mars 20, 2024 - 08:55
 0
Dita e sotme do të jetë me diell. Temperaturat me rënie të konisderueshme në mëngjes

Rrymat e ftohta kontinentale do të ndikojnë gadishullin e Ballkanit ku presim përmirësim të motit në territorin e Shqipërisë.

E Mërkurë , 20 Mars 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim veri (N) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore    -3/12°C

– Zonat e ulëta      0/17°C

– Zonat bregdetare 4/17°C

Kosovë

Kosova për dt. 20 Mars 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 1°C – 4°C në mëngjes deri në 7°C – 11°C gradë Celsius në mesditë.

E Enjte , 21 Mars 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore    0/14°C

– Zonat e ulëta      3/18°C

– Zonat bregdetare 7/19°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.