Dita e sotme do të jetë me diell, vranësira dhe reshje shiu në verilindje. Temperaturat me rritje

Zona me presion të ulët vijon të qëndrojë në Europën perëndimore duke mbajtur mot me reshje shiu dhe stuhi lokale. E Premte, 24 Maj 2024 Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe reshje shiu lokale në skajet veriore. Era do të fryjë me drejtim veriperendim (NW) me shpejtësi 8- 15 msek në […]

Maj 24, 2024 - 08:35
 0
Dita e sotme do të jetë me diell, vranësira dhe reshje shiu në verilindje. Temperaturat me rritje

Zona me presion të ulët vijon të qëndrojë në Europën perëndimore duke mbajtur mot me reshje shiu dhe stuhi lokale.

E Premte, 24 Maj 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe reshje shiu lokale në skajet veriore. Era do të fryjë me drejtim veriperendim (NW) me shpejtësi 8- 15 msek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 -4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      8/22°C

– Zonat e ulëta       10/28°C

– Zonat bregdetare 12/27°C

Kosova për dt. 24 Maj 2024 do të ketë kthjellime vranësira dhe reshje shiu me rrebeshe. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 10°C – 12°C në mëngjes deri në 21°C –25°C gradë Celsius në mesditë.

E Shtunë, 25 Maj 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje shiu lokale pasdite. Era do të fryjë me drejtim veriperendim (NW) me shpejtësi 8- 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 -4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      8/22°C

– Zonat e ulëta       12/27°C

– Zonat bregdetare 14/28°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.