Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira, priten reshje shiu dhe stuhi pasdite

Mesdheu po ndikohet nga fluksi I rrymave ajrore të nxehta dhe lagështirë nga Afrika duke sjellë temperatura të larta në territorin e Shqipërisë. E Diel, 19 Maj 2024 Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu lokale në mesditë.  Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek […]

Maj 19, 2024 - 09:40
 0
Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira, priten reshje shiu dhe stuhi pasdite

Mesdheu po ndikohet nga fluksi I rrymave ajrore të nxehta dhe lagështirë nga Afrika duke sjellë temperatura të larta në territorin e Shqipërisë.

E Diel, 19 Maj 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu lokale në mesditë.  Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      14/27°C

– Zonat e ulëta       16/32°C

– Zonat bregdetare 18/31°C

Kosova për dt. 19 Maj 2024 do të ketë vranësira dhe reshje lokale .Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 11°C – 15°C në mëngjes deri në 28°C –31°C gradë Celsius në mesditë.

E Hënë, 20 Maj 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe në shtim reshje shiu lokale pasdite.  Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      12/24°C

– Zonat e ulëta       16/30°C

– Zonat bregdetare 18/28°C

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.