Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira, rriten temperaturat

Zona me presion të ulët atmosferik vijon të insistojë në Mesdhe duek mbajtur mot të paqëndrueshem në fundin e pranverës. E Enjte, 30 Maj 2024 Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime , vranësira të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi lokale. Era do të fryjë me drejtim jugperendim (SW) me shpejtësi 8-15 […]

Maj 30, 2024 - 08:35
 0
Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira, rriten temperaturat

Zona me presion të ulët atmosferik vijon të insistojë në Mesdhe duek mbajtur mot të paqëndrueshem në fundin e pranverës.

E Enjte, 30 Maj 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime , vranësira të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi lokale. Era do të fryjë me drejtim jugperendim (SW) me shpejtësi 8-15 msek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4- me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      10/23°C

– Zonat e ulëta       14/27°C

– Zonat bregdetare 16/27°C

Kosova për dt. 30 Maj 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 11°C – 14°C në mëngjes deri në 21°C –24°C gradë Celsius në mesditë.

E Premte, 31 Maj 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu lokale në veri. Era do të fryjë me drejtim jugperendim (SW) me shpejtësi 8 msek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      10/25°C

– Zonat e ulëta       14/27°C

– Zonat bregdetare 16/27°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.