Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira, temperaturat do të jenë të larta.

Anticikloni afrikan po dobësohet për shkak të masave ajrore nga Atlantiku të cilat do të ndikojnë kushtet e motit në javën e ardhshme në territorin e Shqipërisë. E Diel, 18 Shkurt 2024 Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime , dhe vranësira të pakta deri mesatare pasdite. Era do të fryjë me drejtim […]

Shkurt 18, 2024 - 09:14
 0
Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira, temperaturat do të jenë të larta.

Anticikloni afrikan po dobësohet për shkak të masave ajrore nga Atlantiku të cilat do të ndikojnë kushtet e motit në javën e ardhshme në territorin e Shqipërisë.

E Diel, 18 Shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime , dhe vranësira të pakta deri mesatare pasdite. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 2 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     1/18°C

– Zonat e ulëta      4/22°C

– Zonat bregdetare 8/22°C

Kosovë

Kosova për dt. 18 Shkurt 2024 do të ketë vranësira mesatare deri të dendura. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 0°C –4°C në mëngjes deri në  11°C – 14°C gradë Celsius në mesditë.

E Hënë, 19 Shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, reshje të pakta në lindje. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     2/14°C

– Zonat e ulëta      3/18°C

– Zonat bregdetare 8/18°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.