Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat pa ndryshime
Gadishulli i Ballkanit vijon të ndikohet nga rryma ajri të nxehta nga gjerësitë gjeografike të Afrikës duke mbajtur temperaratura të larta në vendin tonë. E Hënë, 03 Qershor 2024 Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira reshje shiu paradite, pasdite kthjellime. Era do të fryjë me drejtim jugperendim (SW) me shpejtësi 8 m/sek […]
Gadishulli i Ballkanit vijon të ndikohet nga rryma ajri të nxehta nga gjerësitë gjeografike të Afrikës duke mbajtur temperaratura të larta në vendin tonë.
E Hënë, 03 Qershor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira reshje shiu paradite, pasdite kthjellime. Era do të fryjë me drejtim jugperendim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 14/30°C
– Zonat e ulëta 16/34°C
– Zonat bregdetare 18/30°C
Kosova për dt. 03 Qershor 2024 do të ketë kthjelliem dhe vranësira reshje lokake .Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 16°C – 18°C në mëngjes deri në 25°C –28°C gradë Celsius në mesditë.
E Martë, 04 Qershor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim jugperendim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 12/26°C
– Zonat e ulëta 14/28°C
– Zonat bregdetare 16/27°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
What's Your Reaction?