Dita e sotme do të jetë me kthjellime, vranësira dhe reshje shiu pasdite. Temperaturat me rritje

Fluksi i rrymave ajrore të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosfrës po ndikojnë Mesdheun duke mbajtur kushte klimaterike të paqëndrueshme në fillimin e javës. E Hënë, 27 Maj 2024 Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim pasdite të pasuara nga reshje shiu. Era do të fryjë me drejtim […]

Maj 27, 2024 - 08:20
 0
Dita e sotme do të jetë me kthjellime, vranësira dhe reshje shiu pasdite. Temperaturat me rritje

Fluksi i rrymave ajrore të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosfrës po ndikojnë Mesdheun duke mbajtur kushte klimaterike të paqëndrueshme në fillimin e javës.

E Hënë, 27 Maj 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim pasdite të pasuara nga reshje shiu. Era do të fryjë me drejtim veriperendim (NW) me shpejtësi 8 msek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 -4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      11/22°C

– Zonat e ulëta       14/26°C

– Zonat bregdetare 15/26°C

Kosova për dt. 27 Maj 2024 do të ketë kthjellime vranësira dhe reshje shiu.Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 10°C – 13°C në mëngjes deri në 20°C –22°C gradë Celsius në mesditë.

E Martë, 28 Maj 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të dendura duke u  të pasuar nga reshje shiu dhe rrebeshe pasdite. Era do të fryjë me drejtim jugperendim (SW) me shpejtësi 7 msek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 -4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      10/19°C

– Zonat e ulëta       14/24°C

– Zonat bregdetare 15/25°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.