Dita e sotme do të jetë me mjegull në bregdet, temperaturat do të jenë me rritje

Anticikloni subtropikal tashmë po konsolidohet në kontinentin Europian duke sjellë anomali të temperaturave në territorin e Shqipërisë. E Diel, 07 Prill 2024 Në vendin tonë moti do të jetë me mjegull në bregdet në mëngjes, gjatë ditës diell. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të […]

Prill 7, 2024 - 09:45
 0
Dita e sotme do të jetë me mjegull në bregdet, temperaturat do të jenë me rritje

Anticikloni subtropikal tashmë po konsolidohet në kontinentin Europian duke sjellë anomali të temperaturave në territorin e Shqipërisë.

E Diel, 07 Prill 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me mjegull në bregdet në mëngjes, gjatë ditës diell. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      6/28°C

– Zonat e ulëta       8/30°C

– Zonat bregdetare 10/24°C

Kosovë

Kosova për dt. 07 Prill 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira reshje lokale Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 11°C – 13°C në mëngjes deri në 21°C –23°C gradë Celsius në mesditë.

E Hënë, 08 Prill 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi78 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      8/29°C

– Zonat e ulëta       8/30°C

– Zonat bregdetare 12/25°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.