Dita e sotme do të jetë me reshje bore intensive dhe reshje shiu

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me intesitet mesatar në veriperëndim, reshje bore përgjatë verilindjes e juglindjes deri në lartësitë 700 metra në nivel deti. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale […]

Dhjetor 7, 2023 - 08:33
 0
Dita e sotme do të jetë me reshje bore intensive dhe reshje shiu

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me intesitet mesatar në veriperëndim, reshje bore përgjatë verilindjes e juglindjes deri në lartësitë 700 metra në nivel deti. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      3/8°C

– Zonat e ulëta       7/14°C

– Zonat bregdetare 10/14°C

Kosovë

Kosova për dt. 07 Dhjetor 2023 do të ketë vranësira, reshje bore. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -1°C – -2°C në mëngjes deri në -3°C – 6°C gradë Celsius në mesditë.

E Premte, 08 Dhjetor 2023

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 7-18 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      -7/2°C

– Zonat e ulëta       0/13°C

– Zonat bregdetare 5/12°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.