Dita e sotme do të jetë me reshje shiu dhe stuhi në mesditë. Temperaturat me rritje

Rrymat ajrore të paqëndrueshme po ushtrojnë aktivitetin në Mesdhe duke mbajtur reshje shiu dhe stuhi në territorin e Shqipërisë. E Enjte, 16 Maj 2024 Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira dhe reshje shiu me rrebeshe pasdite.  Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. […]

Maj 16, 2024 - 08:15
 0
Dita e sotme do të jetë me reshje shiu dhe stuhi në mesditë. Temperaturat me rritje

Rrymat ajrore të paqëndrueshme po ushtrojnë aktivitetin në Mesdhe duke mbajtur reshje shiu dhe stuhi në territorin e Shqipërisë.

E Enjte, 16 Maj 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira dhe reshje shiu me rrebeshe pasdite.  Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 -4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      10/23°C

– Zonat e ulëta       10/28°C

– Zonat bregdetare 14/27°C

Kosova për dt. 16 Maj 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 10°C – 13°C në mëngjes deri në 17°C –21°C gradë Celsius në mesditë.

E Premte, 17 Maj 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira.  Era do të fryjë me drejtim jugperendim (SW) me shpejtësi 8 -15 /msek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 -4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      10/26°C

– Zonat e ulëta       10/30°C

– Zonat bregdetare 14/28°C

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.