Dita e sotme do të jetë me vranësira, reshje shiu dhe stuhi gjatë pasdites

Gadishulli i Ballkanit vijon të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme duke mbajtur reshje shiu dhe stuhi lokale në territorin e Shqipërisë. E Hënë, 13 Maj 2024 Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira me reshje shiu lokale në mesditë në zonat pranë maleve.  Era do të fryjë me drejtim perëndim […]

Maj 13, 2024 - 08:30
 0
Dita e sotme do të jetë me vranësira, reshje shiu dhe stuhi gjatë pasdites

Gadishulli i Ballkanit vijon të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme duke mbajtur reshje shiu dhe stuhi lokale në territorin e Shqipërisë.

E Hënë, 13 Maj 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira me reshje shiu lokale në mesditë në zonat pranë maleve.  Era do të fryjë me drejtim perëndim (W) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     10/23°C

– Zonat e ulëta       12/26°C

– Zonat bregdetare 14/27°C

Kosovë

Kosova për dt. 13 Maj 2024 do të ketë vranësira kthjellime. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 9°C – 11°C në mëngjes deri në 21°C –23°C gradë Celsius në mesditë.

E Martë, 14 Maj 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me rrebeshe me në mesditë dhe pasdite në zonat pranë maleve.  Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     10/21°C

– Zonat e ulëta       12/25°C

– Zonat bregdetare 14/24°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.