Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat në rënie

Qendra ciklonike në Mesdhe do të afrohet drejt brigjeve të detit Jon ku presim reshje shiu në territorin e Shqipërisë në fundin e dimrit meteorologjik. E Enjte, 29 Shkurt 2024 Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira të dendura shtresore dhe reshje shiu pasdite në jugperëndim dhe juglindje pasdite. Era do të fryjë […]

Shkurt 29, 2024 - 10:20
 0
Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat në rënie

Qendra ciklonike në Mesdhe do të afrohet drejt brigjeve të detit Jon ku presim reshje shiu në territorin e Shqipërisë në fundin e dimrit meteorologjik.

E Enjte, 29 Shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira të dendura shtresore dhe reshje shiu pasdite në jugperëndim dhe juglindje pasdite. Era do të fryjë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 0,5-1,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore     7/12°C
  • Zonat e ulëta      8/22°C
  • Zonat bregdetare 14/22°C

Kosovë

Kosova për dt. 29 Shkurt 2024 do të ketë vranësira të dendura dhe reshjes shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 7°C – 9°C në mëngjes deri në 13°C – 17°C gradë Celsius në mesditë.

E Premte, 01 Mars 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intesitet mesatar. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5-6 me lartësi vale 0,5-1,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore     5/11°C
  • Zonat e ulëta      10/17°C
  • Zonat bregdetare 14/18°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.