Dita e sotme me vranësira dhe reshje të pakta. Temperaturat do jenë të larta

Anticikloni afrikan po dobësohet për shkak të një cikloni me qendër në ishujt britanikë , ku pritet të avancojë drejt Europës Qendrore duke ndryshuar kushtet atmosferike. E Enjte, 08 Shkurt 2024 Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje të pakta në zonën veriperëndimore në pjesën e parë të ditës. Era […]

Shkurt 8, 2024 - 08:38
 0
Dita e sotme me vranësira dhe reshje të pakta. Temperaturat do jenë të larta

Anticikloni afrikan po dobësohet për shkak të një cikloni me qendër në ishujt britanikë , ku pritet të avancojë drejt Europës Qendrore duke ndryshuar kushtet atmosferike.

E Enjte, 08 Shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje të pakta në zonën veriperëndimore në pjesën e parë të ditës. Era do të fryjë me drejtim jug (S) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore      4/13°C
  • Zonat e ulëta       7/18°C
  • Zonat bregdetare 12/18°C

Kosovë

Kosova sot do të ketë kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 5°C –8°C në mëngjes deri në  13°C – 16°C gradë Celsius në mesditë.

E Premte, 09 Shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të cilat do të vijnë në shtim pasdite dhe mbrëmje. Era do të fryjë me drejtim jug (S) me shpejtësi 10-18 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore     6/16°C
  • Zonat e ulëta       8/20°C
  • Zonat bregdetare 12/20°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.