Dita e sotme me vranësira e reshje bore në veri, temperaturat me rritje

Presion  i lartë atmosferik vijon të dominojë Europën perëndimore, ndërsda në Ballkanin verilindor kemi hyrjen e masave ajrore të paqëndrueshme duke ndikuar pjesërsiht veriun e Shqipërisë. E Premte, 02 Shkurt 2024 Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje të pakta bore në skajet veriorë. Era do të fryjë me drejtim […]

Shkurt 2, 2024 - 08:24
 0
Dita e sotme me vranësira e reshje bore në veri, temperaturat me rritje

Presion  i lartë atmosferik vijon të dominojë Europën perëndimore, ndërsda në Ballkanin verilindor kemi hyrjen e masave ajrore të paqëndrueshme duke ndikuar pjesërsiht veriun e Shqipërisë.

E Premte, 02 Shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje të pakta bore në skajet veriorë. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore       -2/9°C
  • Zonat e ulëta       1/16°C
  • Zonat bregdetare 5/17°C

Kosovë

Kosova për dt. 02 Shkurt 2024 do të ketë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -1°C – 2°C në mëngjes deri në  6°C – 8°C gradë Celsius në mesditë.

E Shtunë, 03 Shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjkellime, ngrca dhe akull në mëngjes. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore      -4/8°C
  • Zonat e ulëta       1/15°C
  • Zonat bregdetare 4/16°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.