Dita e sotme me vranësira e reshje në veri, zbresin temperaturat

Europa juglindore po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore mesdhetare të cilat kanë zbutur klimën në territorin e Shqipërisë. E Mërkurë, 07 Shkurt 2024 Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura në Jugperëndim, reshje të pakta në zonën veriperënidmore. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi […]

Shkurt 7, 2024 - 08:15
 0
Dita e sotme me vranësira e reshje në veri, zbresin temperaturat

Europa juglindore po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore mesdhetare të cilat kanë zbutur klimën në territorin e Shqipërisë.

E Mërkurë, 07 Shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura në Jugperëndim, reshje të pakta në zonën veriperënidmore. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-15m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      3/14°C

– Zonat e ulëta       6/18°C

– Zonat bregdetare 8/18°C

Kosovë

Kosova për dt. 07 Shkurt 2024 do të ketë me vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 5°C –7°C në mëngjes deri në  12°C – 14°C gradë Celsius në mesditë.

E Enjte, 08 Shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare , me reshje të pakta në zonën jug- veriperëndimore. Era do të fryjë me drejtim jug (S) me shpejtësi 10-15m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      3/13°C

– Zonat e ulëta       6/18°C

– Zonat bregdetare 10/18°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.