Dita e sotme me vranësira në zonën perëndimore, kthjellime në jug. Temperaturat në rritje
Ajri i ngrohtë mesdhetar po ndikon europën juglindore duke sjellë temperatura të larta në territorin e Shqipërisë. E Martë, 06 Shkurt 2024 Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare shtresore. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces […]
Ajri i ngrohtë mesdhetar po ndikon europën juglindore duke sjellë temperatura të larta në territorin e Shqipërisë.
E Martë, 06 Shkurt 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare shtresore. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 2 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 3/15°C
– Zonat e ulëta 2/20°C
– Zonat bregdetare 6/19°C
Kosovë
Kosova për dt. 06 Shkurt 2024 do të ketë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 4°C –7°C në mëngjes deri në 13°C – 16°C gradë Celsius në mesditë.
E Mërkurë, 07 Shkurt 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura në Jugperëndim, reshje të pakta në zonën veriperënidmore. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-15m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 3/14°C
– Zonat e ulëta 6/18°C
– Zonat bregdetare 8/18°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
What's Your Reaction?