Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe stuhi. Temperaturat në rënie
Vorbulla ciklonike e vendosur në mesdhe do të afrohet drejt Ballkanit duke sjellë reshje shiu në fillimin e pranverës në territorin e Shqipërisë. E Premte, 01 Mars 2024 Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me intesitet mesatar. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 15-20 m/sek […]
Vorbulla ciklonike e vendosur në mesdhe do të afrohet drejt Ballkanit duke sjellë reshje shiu në fillimin e pranverës në territorin e Shqipërisë.
E Premte, 01 Mars 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me intesitet mesatar. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5-6 me lartësi vale 0,5-1,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 8/11°C
– Zonat e ulëta 10/18°C
– Zonat bregdetare 14/18°C
Kosovë
Kosova për dt. 01 Mars 2024 do të ketë vranësira të dendura dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 7°C –10°C në mëngjes deri në 10°C – 14°C gradë Celsius në mesditë.
E Shtunë, 02 Mars 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu të pakta. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 4/11°C
– Zonat e ulëta 10/16°C
– Zonat bregdetare 11/17°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
What's Your Reaction?