Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu, temperaturat me rritje

Vorbulla ciklonike po zbret drejt Mesdheut ku presim reshje shiu dhe rrebeshe në territorin e Shqipërisë. E Premte, 23 Shkurt 2024 Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me […]

Shkurt 23, 2024 - 08:27
 0
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu, temperaturat me rritje

Vorbulla ciklonike po zbret drejt Mesdheut ku presim reshje shiu dhe rrebeshe në territorin e Shqipërisë.

E Premte, 23 Shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     3/12°C

– Zonat e ulëta      6/18°C

– Zonat bregdetare 10/20°C

Kosovë

Kosova për dt. 23 Shkurt 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu.  Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 3°C – 6°C në mëngjes deri në  12°C – 14°C gradë Celsius në mesditë.

E Shtunë, 24 Shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intesitet mesatar, reshje bore në veri. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5-6 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     4/10°C

– Zonat e ulëta      8/16°C

– Zonat bregdetare 10/17°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.