Ditë vendimtare e diskutimeve në Tel Aviv, Blinken takohet me zyrtarë të lartë izraelitë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ditën e sotme ndodhet në Izrael. Ai do të zhvillojë takime me zyrtarë kryesorë të qeverisë për

Shkurt 7, 2024 - 09:23
 0
Ditë vendimtare e diskutimeve në Tel Aviv, Blinken takohet me zyrtarë të lartë izraelitë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ditën e sotme ndodhet në Izrael. Ai do të zhvillojë takime me zyrtarë kryesorë të qeverisë për të bërë presion për një “pauzë humanitare” ndërsa presioni ndërkombëtar dhe i brendshëm amerikan rritet për t’i dhënë fund konfliktit  në Gaza.

Hamasi i është përgjigjur një propozimi që synon të sigurojë lirinë e pengjeve të mbetura që mbahen nga grupi terrorist dhe një ndërprerje të qëndrueshme të luftimeve në Gaza.

Blinken tha të martën se do të diskutonte kundërpropozimin me zyrtarët izraelitë.

Blinken pritet të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të lartë në kabinetin e luftës izraelite.

Sekretari amerikan i Shtetit pritet të përqendrohet në shtyrjen e Izraelit drejt një “pauze humanitare”, siç e quan administrata Biden, pasi një pezullim i tillë i luftimeve është thelbësor për objektivat që SHBA po synon.

Bisedat nuk priten të jenë të lehta. Netanyahu të hënën kundërshtoi sërish idenë e një armëpushimi, duke thënë se ofensiva do të vazhdojë derisa të vritet lidershipi i Hamasit.

Gjatë gjithë rrjedhës së konfliktit, është dashur presion intensiv dhe i vazhdueshëm nga Shtetet e Bashkuara për t’i bërë zyrtarët izraelitë të ndryshojnë qëndrimet e tyre për gjëra të tilla si lejimi i ndihmës në Gaza./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.