Ditëlindja në Hagë/ E bija e Krasniqit i drejtohet ish-zëdhënësit të UÇK-së: Dëshira jonë e vetme…

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, që tashmë ndodhet në Hagë, Jakup Krasniqi, sot feston ditëlindjen. Vajza e tij, Gresa, e ka bërë një postim në Facebook ku uron babain e saj për ditëlindje. Ajo ka shkruar se dëshira për vitin 2024 është kthimi i Jakup Krasniqit në shtëpi. Babi Në çdo 31 dhjetor, pak para […]

Janar 1, 2024 - 15:09
 0
Ditëlindja në Hagë/ E bija e Krasniqit i drejtohet ish-zëdhënësit të UÇK-së: Dëshira jonë e vetme…

Ditëlindja e gjen në burgun e Hagës/ Vajza e Jakup Krasniqit

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, që tashmë ndodhet në Hagë, Jakup Krasniqi, sot feston ditëlindjen.

Vajza e tij, Gresa, e ka bërë një postim në Facebook ku uron babain e saj për ditëlindje. Ajo ka shkruar se dëshira për vitin 2024 është kthimi i Jakup Krasniqit në shtëpi.

Babi
Në çdo 31 dhjetor, pak para mesnates kur të gjithë ndiznin fishekzjarret, ne ndiznim qirinjët për torten e ditëlinjës tënde.
Tradita vazhdon edhe sot, festojmë gjithmonë lindjen e një njeriu të jashtzakonshëm.
Po hym në vitin 2024 me një dëshirë të vetme; kthimin tënd në shtëpi dhe me një urim të thjesht; jetofsh sa malet e Shqipnisë.
Urime ditëlindjen Babi!
Me dashuri e mall pa fund: Sevdija, Gresa, Qendresa, Altini dhe Çlirimtarja

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.