Diva e kinematografisë/ Befason Angelina Jolie: Shkruan në shqip, përmend Shqipërinë dhe Kosovën

Aktorja e njohur e Hollivudit, Angelina Jolie, i ka befasuar të gjithë me hapin e radhës. Përmes një postimi në Instagram, diva e kinematografisë ka njoftuar se libri “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato”, i shkruar nga ajo, Amnesty International dhe Geraldine Vab Bueren, është publikuar edhe në Kosovë e Shqipëri. Krahas fotove të […]

Shtator 18, 2023 - 22:21
 0
Diva e kinematografisë/ Befason Angelina Jolie: Shkruan në shqip, përmend Shqipërinë dhe Kosovën

Aktorja e njohur e Hollivudit, Angelina Jolie, i ka befasuar të gjithë me hapin e radhës. Përmes një postimi në Instagram, diva e kinematografisë ka njoftuar se libri “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato”, i shkruar nga ajo, Amnesty International dhe Geraldine Vab Bueren, është publikuar edhe në Kosovë e Shqipëri.

Krahas fotove të librave, aktorja u është drejtuar ndjekësve edhe në gjuhën shqipe, angleze, polake dhe moldave.

Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë. Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm”, ka shkruar Jolie edhe në gjuhën shqipe./m.j

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Angelina Jolie (@angelinajolie)

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.