Divorci i bujshëm Jolie-Pitt, flet vëllai i aktores: I kam marrë nën mbrojtje 6 nipërit e mi sepse…
James Haven, vëllai i aktores së njohur Angelina Jolie ka rrëfyer në një intervistë së fundmi raportin që ka me nipërit e tij. Edhe pse ndër vite ai nuk ka preferuar të flasë mbi motrën e tij, ai theksoi këtë herë se pas ndarjes së Angelina-s me Brad Pitt, marrëdhënia e tyre u bë akoma më […]
James Haven, vëllai i aktores së njohur Angelina Jolie ka rrëfyer në një intervistë së fundmi raportin që ka me nipërit e tij. Edhe pse ndër vite ai nuk ka preferuar të flasë mbi motrën e tij, ai theksoi këtë herë se pas ndarjes së Angelina-s me Brad Pitt, marrëdhënia e tyre u bë akoma më e ngushtë.
Madje Haven thotë se që pas këtij divorci të bujshëm, u zotua të kujdesej dhe t’i merrte nën mbrojtje 6 nipërit e tij. Ai thotë se nuk ka dashur asnjëherë që kjo ndarje të ndikojë emocionalisht tek ata.
“Këto janë periudha shumë të rëndësishme të formimit të karakterit. Fëmijët po shkojnë drejt adoleshencës dhe natyrisht unë jam pranë tyre”, tha ai.
Ai tregoi më tej se këtë përkujdesje e kishte mësuar nga nëna e tij Marcheline Bertrand. Kjo e fundit ndërroi jetë nga kanceri në vitin 2007. Por siç thotë ai, ata kishin një marrëdhënie fantastike nënë e bir. “Unë përpiqem ta organizoj jetën time, kur familja ime ka nevojë sigurisht që jam prezent”, përfundoi aktori.
I pyetur për ndonjë bashkëpunim filmik me Jolie, ai refuzoi të japë detaje.
/a.r
What's Your Reaction?