Djali që u ngjiz në burg, babai u rrëfen vajzave amanetin e nënës së tyre të ndjerë

Fjorinda dhe Julinda janë dy motra të cilat jetojnë prej 24 vitesh në Itali por në “Ka Një Mesazh Për Ty” i sjell një amanet. Është Fjorinda ajo që e merr fjalën në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv klan dhe shpjegon se nëna e tyre ka ndërruar jetë kur vajzat ishin 10 vjeçe. […]

Tetor 29, 2023 - 20:15
 0
Djali që u ngjiz në burg, babai u rrëfen vajzave amanetin e nënës së tyre të ndjerë

Fjorinda dhe Julinda janë dy motra të cilat jetojnë prej 24 vitesh në Itali por në “Ka Një Mesazh Për Ty” i sjell një amanet. Është Fjorinda ajo që e merr fjalën në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv klan dhe shpjegon se nëna e tyre ka ndërruar jetë kur vajzat ishin 10 vjeçe.

Babai i tyre filloi të pinte alkool dhe vajzat nga Tirana shkuan në Kavajë, tek të afërmit ku qëndruan deri në moshën 15-vjeçare. Më pas, Julinda u njoh me një djalë dhe u bë nënë e një vajze e tashmë është edhe gjyshe.

Pas disa vitesh, motrat shpërngulen në  Itali por më pas Fjorinda u lidh me të atin. Ai jetonte në një shtëpi për të moshuarit, vajzat e vizitonin sa herë që vinin në Shqipëri. Më vonë, për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore, Fjorinda e mori me vete në Itali ku ai i tregoi një sekret të ruajtur prej vitesh.

Fjorinda: Një ditë ai më tha “hajde këtu afër se do të të tregoj një amanet të nënës tënde. Është një gjë që unë e kam mbajtur brenda dhe tani do të ta shpreh. Ju keni një vëlla të lindur nga nëna juaj dhe nga unë. Është një vëlla i të dyve”. Aty ngela. S’dija si ta besoja. Ai ishte edhe në një gjendje shëndetësore që thashë ndoshta nuk është e vërtetë. Aty për disa minuta fola me babin tim dhe i thashë si është e mundur? Si ne nuk dimë gjë deri në këtë moshë se unë isha e madhe, kjo ishte në vitin 2016, kisha familjen time dhe i thashë është e vërtetë apo jo? “Po, është e vërtetë”, tha. “Ta kërkoni sepse atë që s’kam bërë unë dhe ndihem shumë fajtor që s’jua kam thënë më parë, duhet ta bëni ju”.

Ardit Gjebrea: Çfarë ju tregoi për vëllain, pra kur kishte lindur, përse nuk ishte vëllai prezent, çfarë kishte ndodhur me të?

Fjorinda: Ai më tha që unë i kam humbur të gjitha dokumentet. Vëllai yt ka lindur, nuk e mbante mend mirë… rreth viteve ’69-70. Babai im dhe nëna ime janë martuar në ’66 dhe disa vite mbrapa për një gjë të sistemit atëherë babai im u dënua dhe atëherë nëna ime ngeli vetëm.

Ardit Gjebrea: Mami u divorcua nga  babai?

Fjorinda: Po, u divorcua.

Ardit Gjebrea: Shkonte e takonte babin?

Fjorinda: Po, shkonte e takonte.

Ardit Gjebrea: Para apo pas divorcit?

Fjorinda: Para dhe pas divorcit.

Ardit Gjebrea: Dhe në atë kohë kishte guxim që ta takonte babin edhe pse ishte i dënuar politik.

Fjorinda: Mendoj se ishte e detyruar, ndarja, frika ndoshta e atij sistemi atëherë se si do të rridhte jeta e saj.

Ardit Gjebrea: Dhe në këto takime ka ndodhur edhe shtatzënia me vëllain.

Fjorinda: Athëerë, me të gjithë atë që unë kam pyetur sepse sigurisht nëna jonë s’na ka thënë asgjë…

Fjorinda: Kishte motra, vëllezër mami që ju të pyesnit?

Ardit Gjebrea: Kishte.

Fjorinda: Çfarë ju thanë? E dinin këtë histori?

Ardit Gjebrea: Në fillim si duket edhe ata ishin në vështirësi. Pastaj avash-avash filluan të ma konfirmonin, të më thonin “po, është e vërtetë por ne nuk dimë gjë” sepse mamaja ime ishte një nga fëmijët më të mëdhenj. Kështu, disa kushërira të mamit tim më konfirmuan me atë që dinin, asgjë konkrete, por me atë që dinin që mund ta kishte dhënë për birësim.

Fjorinda: Po emrin ia dinin apo jo?

Ardit Gjebrea: Emrin babai im tha që e kishte o Fitim, o Kujtim sepse ai nuk e mbante mend mirë dhe më thoshte gjithmonë “më fal se nuk e mbaj mend, Fitim apo Kujtim”. I thosha të lutem nëse kjo është atëherë ma thuaj sepse nuk kishte edhe shumë kohë e gjatë pastaj që unë të bisedoja me babain tim se babai im në 2017 ndërroi jetë dhe ishin pak muaj që unë bisedova me babain tim për diçka, për këtë gjë dhe ai… atëherë nuk ka qenë fare se atëherë kryente dënimin.

Babai i dy motrave kreu dënimin dhe pas daljes, nëna e tyre u rimartua me të dhe familja mbeti siç kishte qenë më parë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.