Dje u vodh nga hajdutët, Beci njofton zëvendësimin e transformatorit elektrik në ujësjellësin e Bërdicës në Shkodër

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci ka njoftuar se transformatori elektrik në ujësjellësin e Bërdicës është zëvendësuar pasi u vodh diten e djeshme (24 mars 2024) nga persona ende të pa identifikuar. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Beci kërkon të zbardhjen sa më parë të ngjarjes  nga organet kompetente dhe vënien e autorëve para […]

Mars 25, 2024 - 20:55
 0
Dje u vodh nga hajdutët, Beci njofton zëvendësimin e transformatorit elektrik në ujësjellësin e Bërdicës në Shkodër

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci ka njoftuar se transformatori elektrik në ujësjellësin e Bërdicës është zëvendësuar pasi u vodh diten e djeshme (24 mars 2024) nga persona ende të pa identifikuar.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Beci kërkon të zbardhjen sa më parë të ngjarjes  nga organet kompetente dhe vënien e autorëve para drejtësisë.

“Brenda 24 orësh, është bërë e mundur zëvendësimi i transformatorit dhe vënia në punë e stacionit të Ujësjellësit në Bërdicë. Dua të përgëzoj punonjësit dhe Drejtorin e Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër për gatishmërinë e treguar dhe punën që kanë bërë gjatë orëve të fundit për rikthimin e furnizimit me ujë të 4 mijë banorëve të zonës së Nën Shkodrës. Mirëpresim që organet kompetente të zbardhin sa më parë ngjarjen dhe vënien e autorëve para drejtësisë”,- shkruan Beci.

Brenda tre viteve të fundit ky transformator elektrik në stacionin e ujësjellësit të Bërdicës është vjedhur tri herë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.