Djegia e flamurit serb në Tiranë, Serbia notë proteste: Autorët të dënohen, dëmtohen marrëdhëniet dypalëshe

Qeveria serbe ka kërkuar që Tirana zyrtare të dënojë aktin e djegies së flamurit të Serbisë nga tifozët shqiptar, pas ndeshjes Shqipëri-Ishujt Faroe.

Nëntor 22, 2023 - 09:20
 0
Djegia e flamurit serb në Tiranë, Serbia notë proteste: Autorët të dënohen, dëmtohen marrëdhëniet dypalëshe

Qeveria serbe ka kërkuar që Tirana zyrtare të dënojë aktin e djegies së flamurit të Serbisë nga tifozët shqiptar, pas ndeshjes Shqipëri-Ishujt Faroe. Në notën e protestët të dërguar në ambasadën shqiptare në Beograd, Serbia shprehet se gjesti i tifozëve dënon marrëdhëniet mes shteteve.

 

“Ne besojmë se ngjarje të tilla dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve, të cilat në vitet e fundit kanë arritur pikën më të lartë gjatë historisë së tyre të përbashkët shekullore”, thuhet në njoftim.

 

Ministria e Jashtme e Serbisë ka kërkuar nga autoritetet shqiptare të identifikojnë e ndjekin penalisht autorët e djegies së flamurit serb.

 

Tifozët e Kombëtares dogjën flamurin serb në Tiranë, ndërsa videot u bënë virale në rrjet.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.